Kosova
Kamberi: Serbia të marrë shembull Kosovën për trajtimin e pakicave
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar trajtimin e pakicave nacionale, procesin e përfaqësimit të tyre në këtë parlament dhe sistemin zgjedhor atje, përcjell albinfo.ch.
“Për dallim nga shtetet e rajonit, në të cilat përfaqësimi i pakicave në parlament bëhet me vendet e garantuara, sistemi aktual zgjedhor e bën Serbinë shtet etnocentrik, me serbët në qendër dhe ne tjerët (barbarët) në periferi”, ka thënë Kamberi.
Sipas tij, ndër indikatorët më të rëndësishëm të demokracisë në një shtet është edhe mënyra e trajtimit të pakicave nacionale. Prandaj, edhe pjesëmarrjes së pakicave nacionale në procesin e marrjes së vendimeve politike prej nivelit lokal të ai qendror, është temë të cilës institucionet ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësi.
“Pjesëmarrja efektive e pakicave nacionale në jetën publike është pjesa më qenësore e një shoqërie demokratike dhe paqësorë”, thuhet në Sugjerimet nga Lunfi, të Komesarit të lartë të OSBE-së, për pakicat nacionale. Ndërsa rekomandimet e Lubjanës, të të njëjtit institucion, flasin për domosdoshmërinë që me “legjislacion të brendshëm duhet të pranohet e të kultivohet diversiteti i një shoqërie”, shkruan Kamberi, në një postim në Facebook.
Ai ka thënë se shtetet të cilat kanë lëvizur dhe po lëvizin kah demokracia liberale, si Kroacia, Sllovenia e Kosova, për të siguruar pjesëmarrjen efektive të pakicave në jetën publike, me legjislacionin e brendshëm garantojnë parime të atilla që sigurojnë pjesëmarrjen e pakicave në jetën politike e publike.
“Kosova mund të thuhet se është shembull më i mirë i trajtimit institucional të pakicave. Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës mund të bëhet vetëm nëse për të ndryshim 2/3 të deputetëve nga radhët e pakicave, i cili njëkohësisht, në Parlamentin e Kosovës, garanton 20, nga 120 sa ka Parlamenti, mandate për pakicat (10 për serbët). Nga pesë nënkryetarët e parlamentit pakicave u takojnë dy nënkryetarë…”, thotë Kamberi.
Sipas tij, vetë Kushtetuta e Serbisë e definon Serbinë si “shtet të serbëve dhe të tjerëve” që në praktikë krijon mundësinë e pozitës dominonte të serbëve ndaj të tjerëve.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










