Lajme
Kamionët me ndihma do të hyjnë në Gaza nga territori izraelit, për herë të parë që nga fillimi i luftës
Për herë të parë, që nga fillimi i luftës, kamionët me ndihma të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të hyjnë në Gaza direkt nga territori izraelit duke filluar nga sot.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” koordinatori i Aktiviteteve të Qeverisë në Territore të Izraelit (COGAT) ka njoftuar se kamionët me ndihma të OKB-së do t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe do të transferohen drejtpërdrejt në Gaza përmes kalimit të mallrave Kerem Shalom, shkruan albinfo.ch.
“Kjo do të rrisë vëllimin ditor të ndihmave humanitare që hyjnë në Gaza dhe u dërgohen njerëzve të Gazës”, thuhet në njoftim.
Sipas raportimeve nga CNN, Kerem Shalom është një nga dy vendkalimet izraelite ku kamionët e ndihmave humanitare ishin inspektuar këtë javë, por nuk u lejuan të hynin drejtpërdrejt në Gaza. Në vend të kësaj, ata ishin dërguar përsëri për të hyrë në Gaza nëpërmjet kalimit Rafah nga Egjipti..
Ndryshe, të premten Zyra e Kryeministrit izraelit njoftoi se ndihma do të lejohej përmes vendkalimit Kerem Shalom, duke thënë se kabineti aprovoi përkohësisht shkarkimin e kamionëve në anën e Gazës të kalimit “Kerem Shalom” në vend që t’i kthente në Rafah.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana Një organizatë zvicerane shpëtimi ka ngritur padi kundër personave të panjohur në lidhje me hetimin penal... -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës












