Kamp veror për të rinjtë e diasporës
Të rinjtë e diasporës gjatë pushimeve në Kosovë mund të përfitojnë edhe njohuri rreth gjuhës shqipe, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe historisë.
Kjo do të jetë e mundur këtë vit nëpërmjet kampit veror që do të organizohet për herë të parë në Kosovë nga Universiteti Amerikan.
“Kampi veror i organizuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë vjen si rezultat i një kërkese të vazhdueshme nga kontaktet tona me diasporën. Ky kamp do t’u ofrojë të rinjve njohuri rreth gjuhës, kulturës, trashëgimisë kulturore, historisë, si dhe t’u mundësojë ta shohin vendin e tyre nga një perspektivë tjetër”, tha për albinfo.ch zëvendëspresidenti i Universitetit Amerikan të Kosovës, Ilir Ibrahimi.
Kampi do të organizohet në mënyrë që përgjatë kësaj kohe të rinjtë të përfitojnë sa më shumë, por në të njëjtën kohë edhe të kalojnë mirë në vendlindje, thonë organizatorët .
Kampi do të zgjasë 3 javë, nga e hëna deri të premten do të ketë mësim. Ndërkohë që gjatë fundjavës do të organizohen vizita në vendet me rëndësi historike dhe kulturore për popullin shqiptar.
Përveç kësaj, gjatë mbrëmjeve do të ketë organizime të ndryshme për ta bërë kohën e këtyre të rinjve sa më të këndshme.
“Për këtë program kemi përkrahje nga tri ministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Diasporës, Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës”, thotë Ilir Ibrahimi.
Organizatorët kanë thënë gjithashtu të kenë përkrahjen edhe të njohësve të fushave akademike që do të trajtohen gjatë kampit veror.
“Besoj që të rinjtë do të kenë mundësi të njihen nga afër me disa nga personalitete të shquara të botës shqiptare”, bën të ditur zëvendëspresidenti i Universitetit Amerikan të Kosovës, Ilir Ibrahimi.
Kampi veror i Universitetit Amerikan do të mbahet gjatë muajit korrik dhe në të do kenë mundësi të përfshihen vetëm 80 të rinj të diasporës.
Prandaj të interesuarit duhet të lajmërohen sa më herët që të rezervojnë vendet, sepse interesimi është shumë i madh, thonë në Universitetin Amerikan.
Informacione të tjera për kampin veror do të mund t’i siguroni në këtë numër telefoni: 038 608 608, duke kontaktuar me stafin organizativ të kampit veror.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane Ekspertët vlerësojnë se eventi mund të rrisë GDP-në zvicerane me vetëm rreth 0.3 deri 0.4 pikë... -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër











