Bota
Kampet e sirianëve i zë bora
Refugjatët: Nuk jemi në gjendje të mbijetojmë.
Derisa luftimet vazhdojnë në fortesën e fundit të mbajtur nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë, shumë civilë janë detyruar të ikin dhe të përballen me një jetë të ashpër në kampe të improvizuara të mbuluara me borë.
Më shumë se 140,000 sirianë janë zhvendosur vetëm në tri ditët e fundit nga dhuna që po vazhdon në veri-perëndim të vendit, duke sjellë numrin total të atyre që janë larguar nga ofensiva e vazhdueshme e qeverisë siriane kundër fortesës së fundit të opozitës në mbi 800,000.
Më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë.
Kriza humanitare në enklavën tashmë të mbingarkuar të opozitës është e komplikuar nga rënia e temperaturave. Njerëzit atje po luftojnë me kushtet e rënda dhe banorët thonë se kanë pak pajisje për të luftuar kundër të ftohtit dhe dëborës së fortë, përcjell albinfo.ch.
“Ne nuk jemi në gjendje t’i rezistojmë kësaj”, tha Umm Muhammed, një banore e kampit Yazibagh.
“Është ftohtë, po bie borë dhe jeta jonë është e tmerrshme. Unë jam një grua e moshuar me fëmijë. Askush nuk po kujdeset për ne”.
Ofensiva qeveritare, e mbështetur nga Rusia, është intensifikuar që nga 1 dhjetori dhe është zgjeruar duke përfshirë provincën të Idlib jugor dhe lindor, si dhe fshatrat jugore dhe perëndimore të Alepos, një zonë ku banojnë rreth katër milionë njerëz.
Shumica tashmë janë shpërngulur nga pjesët e tjera të Sirisë për shkak të konfliktit.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare Ceremonia e mirënjohjeve u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, me pjesëmarrjen e... -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu i jep fund tramvajeve me dysheme të lartë Ndërmarrja e transportit publik në Cyrih ka nxjerrë nga përdorimi tramvajet e fundit me dysheme të... -
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën














