Lajme
Gjermania kritikon SHBA-në për heqjen e sanksioneve ndaj naftës ruse: Vendim i gabuar
Kancelari gjerman tha se shumica e vendeve të G7 e konsiderojnë këtë hap si sinjal të gabuar për tregun dhe politikën ndërkombëtare.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar vendimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hequr përkohësisht sanksionet mbi një pjesë të naftës ruse të bllokuar në det.
Gjatë një konference për media, Merz theksoi se disa vende anëtare të G7 kanë shprehur qartë kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi.
“Gjashtë anëtarë të G7-s kanë shprehur një pikëpamje shumë të qartë se ky nuk është sinjali i duhur për t’u dërguar”, ka deklaruar ai, sipas raportimit të Associated Press.
Merz shtoi se vendimi i administratës amerikane ishte befasues për partnerët ndërkombëtarë.
“Ne mësuam këtë mëngjes se qeveria amerikane me sa duket paska vendosur ndryshe. Edhe një herë, ne besojmë se ky është vendim i gabuar”, tha ai.
Kancelari gjerman theksoi gjithashtu se problemi kryesor në tregun e energjisë nuk lidhet me furnizimin, por me çmimin e naftës.
“Ne kemi problem me çmimin, por jo problem me furnizimin”, u shpreh Merz, duke shtuar se dëshiron të kuptojë motivet shtesë që çuan në këtë vendim të SHBA-së.
Ndërkohë, administrata amerikane njoftoi se ka vendosur një autorizim të përkohshëm që lejon vendet të blejnë naftën ruse të bllokuar për një periudhë 30-ditore.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, deklaroi se masa është ndërmarrë për të stabilizuar tregun dhe për të ulur presionin mbi çmimet globale të energjisë.
Sipas tij, presidenti Donald Trump po punon për të mbajtur çmimet e energjisë sa më të ulëta dhe për të shmangur shqetësimet lidhur me furnizimin global me naftë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Disa specialistë po planifikojnë më shumë vizita mjekësore për arsye financiare Sistemi i ri i çmimeve për shërbimet mjekësore në Zvicër, Tardoc, po vlerësohet përgjithësisht nga aktorët... -
Autoritetet zvicerane duan të zvogëlojnë varësinë nga Microsoft -
Çfarë do të thotë saktësisht fjala “Prodhuar në Zvicër”? -
Fermat alpine zvicerane ankohen për mungesë stafi -
Shkencëtarët do të shkaktojnë tërmete artificiale në Ticino











