Kosova
Kancelari gjerman: Përshkallëzimi i situatës në veri, dëshmon se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë Samitit në Procesin e Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen për të cilën janë dakorduar, teksa u shpreh i kënaqur me punën e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian mbi dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas tij, Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë edhe për përshpejtimin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan albinfo.ch.
“Procesi i Berlinit është proces bashkëpunimi. Këto përshkallëzime të kohëve të fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë zbatimin e marrëveshjeve të normalizuara nga BE-ja dhe jam shumë i kënaqur që për herë të parë ky Samit zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Është një sinjal i fortë dhe thekson rëndësinë që ka rajoni në këtë proces dhe ne duhet të përdorim këtë rast për t’u përqendruar te objektivi që kanë të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Scholz.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë Dokumenti i përkohshëm parashikon armëpushim 60-ditor, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe hapa të rinj drejt... -
Zvicra zgjat misionin në KFOR deri në vitin 2029, rrit edhe kapacitetet rezervë ushtarake -
Gjykata Federale do të vendosë për kufizimin e shpejtësisë në Cyrih -
Zvicra planifikon rregulla më të ashpra për dëbimin e kriminelëve të huaj -
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh













