Lajme
Kancelari i ri gjerman, pro detyrimit për vaksinim
Kancelari gjerman në ardhje, Olaf Scholz, tha sot se është në favor të vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19 për të frenuar shpërthimin e infeksioneve në vendin e tij.
“Olaf Scholz perceptoi se ka debate për këtë temë në Bundestag, përfshirë të gjitha partitë”, njoftoi një burim në rrethin e kancelarit të ardhshëm socialdemokrat, raporton Afp, transmeton Albinfo.ch.
Pasardhësi i Angela Merkelit, sipas këtij burimi, ka “sinjalizuar simpatinë e tij për një rregullim të tillë” gjatë një takimi me Merkelin dhe krerët e 16 landeve gjermane, gjë që mund të çojë në një shtrëngim të kufizimeve kundër COVID-19.
Mbyllja e lokaleve dhe klubeve janë veçanërisht në konsideratë, sipas medieve gjermane.
Gjermania, deri më tani, e ka përjashtuar opsionin radikal të detyrimit të vaksinimit.
Detyrimi i vaksinimit u vendos së fundmi për personelin në shtëpitë e të moshuarve dhe spitale, si edhe për ushtarët e Bundeswehr-it dhe pritet të hyjë në fuqi së shpejti.
Megjithatë, situata shëndetësore vazhdon të jetë shumë e tensionuar, me një incidencë prej 452,2 për 100 000 banorë sot.
Fushata e vaksinimit ka mundësuar vaksinimin e plotë të rreth 57 milionë personave (68,5%) deri tani.
Vaksinimi i detyrueshëm, i refuzuar prej kohësh nga shumica e gjermanëve, tani kërkohet nga gati dy të tretat e tyre (64%), sipas një sondazhi të fundit nga mediet RTL dhe ntv.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










