Kosova
Kancelarja Merkel ka uruar Albin Kurtin, e fton në Berlin
Është bërë e ditur se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re dhe e fton atë në Berlin. Merkel thekson mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se kancelarja Merkel ka uruar së pari përzemërsisht kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re. Kështu shkruhet në një njoftim për shtyp të qeverisë gjermane të publikuar të shtunën (08.02). Më tej në urimin e saj, Merkel thekson, se “para jush dhe qeverisë tuaj ndodhen detyra të vështira”.
Po ashtu, kancelarja gjermane përmend ngritjen e forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, përmirësimin e gjendjes ekonomike si “hapa qendrore për forcimin e perspektivës europiane të Kosovës.” Por ajo thekson veçanërisht “dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” si detyrat e rëndësishme të qeverisë së re.
Duhet theksuar se në urimin për zotin Kurti, kancelarja gjermane thekson edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugëtim të Kosovës drejt Bashkimit Europian. “Qeveria gjermane do të vazhdojë edhe më tej t’iu mbështesë në këtë rrugë”, shkruan DW
“Gëzohem t’iu pres në Berlin dhe iu uroj fat e suksese në realizimin e detyrave para jush”, e përfundon Merkel urimin e saj për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













