Kosova
Kandidati i cili nuk ka mbajtur asnjë tubim elektoral
Ky është kryetari aktual i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ishte dhe mbetet kandidat i pavarur
Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor, ku fushata elektorale po shkon drejt fundit dhe kandidatët po japin ‘gjithçka’ për të marrë votën e qytetarëve.
Por, është edhe një kandidat, i cili nuk ka bërë asnjë tubim elektoral, pasi mendon që është e panevojshme.
Ky është kryetari aktual i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ishte dhe mbetet kandidat i pavarur, raporton “Klan Kosova”.
Ai thotë se puna e tij ka ‘folur gjithçka’ deri më tani dhe nuk ka mbajtur asnjë tubim, pasi nuk dëshiron që të lavdërohet për punët e tij, përcjell albinfo.ch.
Madje, edhe ato punë që po përfundojnë në këtë kohë, nuk dëshiron t’i shfaq. Por, ky nuk e mohon se ka takime me qytetarë, veçse ato thotë se i bënë me ftesën e tyre për vizita familjare, dhe atë pa ndonjë kosto elektorale.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë












