Tematike
Kanë trafikuar bashkatdhetarët “për t`i shpëtuar nga mjerimi”
Ata kanë pranuar veprën por kanë thënë se vetëm kanë dashur të ndihmojnë bashkatdhetarët e tyre për të siguruar ekzistencën e familjeve
Tre shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Fuldau të Gjermanisë për trafikim të qenieve njerëzore.
Shefi i grupit, një shtetas 48 vjeçar i Shqipërisë, ka marrë një dënim prej një vit e nëntë muaj me kusht për trafikim. Ndërkaq, dy vëllezër, shqiptarë shtetas të Kosovës, të moshës 35 gjegjësisht 46 vjeçare për ndihmën që i kanë ofruar 48 vjeçarit janë dënuar me të holla.
Grupi, sipas konstatimit të trupit gjyqësor duke filluar nga viti 2005 u ka siguruar shumë njerëzve nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia pasaporta të falsifikuara italiane dhe kundrejt një pagese, u ka mundësuar atyre të dalin në Gjermani. Megjithatë, nga të gjeturat e trupit gjykues nuk ka qenë e mundur të dëshmohet nëse grupi ka bërë trafikim masiv dhe në baza profesionale.
48 vjeçari ndonëse u ka siguruar pasaporta italiane dhe u ka mundësuar atyre qëndrim ilegal në Gjermani, sipas deklarimit të tij, nuk ka nxjerrë përfitime nga ky veprim. As trupi gjykues nuk ka mundur të konstatojë përfitime eventuale të grupit. Shefi i grupit dhe ndihmësit e tij kanë pranuar veprën por kanë thënë se vetëm kanë dashur të ndihmojnë bashkatdhetarët e tyre që të mund të gjejnë punë në Gjermani për të siguruar ekzistencën e familjeve të tyre.
Dënimet relativisht të ulëta të tre shqiptarëve bazohen edhe në faktin se deri tash ata kanë qenë të pa implikuar në veprime antiligjore, shkruan Fuldauer Zeitung.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












