Lajme
Kantonet i drejtohen Qeverisë: Nuk duam më refugjatë gjatë festave
Kantonet duan të lehtësojnë qendrat e tyre të stërngarkuara të akomodimit dhe zyrat e tyre kantonale dhe komunale gjatë kësaj kohe
73,807 refugjatë nga Ukraina janë regjistruar tashmë në Zvicër dhe kërkesat e rregullta për azil, gjithashtu po rriten, transmeton albinfo.ch. Prandaj, qendrat e azilit janë plot.
Kantonet e Zvicrës Lindore dhe kantoni i Cyrihut tani po kërkojnë që “të mos bëhet ndarja e njerëzve nga zona e azilit” gjatë festave të ardhshme. Kështu thuhet në komunikatën e përbashkët të kantoneve Appenzell Innerrhoden, Appenzell Ausserrhoden, Glarus, Graubünden, St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih, shkruan srf.ch.
Kantonet duan të jenë në gjendje të lehtësojnë qendrat e tyre të stërngarkuara të akomodimit dhe zyrat e tyre kantonale dhe komunale gjatë kësaj kohe.
Megjithatë, Qeveria Federale pret këtë vit që kantonet të sigurojnë edhe më tutje pranimin e njerëzve nga Ukraina që kërkojnë azil por dhe refugjatëve nga rajone të tjera, gjatë festave, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, me rritjen e kapaciteteve të veta të akomodimit dhe një dislokim të mundshëm të pjesëtarëve të ushtrisë, qeveria federale, sipas kantoneve, është në gjendje të strehojë dhe të kujdeset për kërkuesit e azilit gjatë festave të ardhshme.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve












