Lajme
Kantonet që po i vaksinojnë fëmijët në Zvicër
Një numër kantonesh zvicerane, përfshirë Cyrihun dhe Aargau, filluan vaksinimin e fëmijëve kundër Covid-19 të hënën, ndërsa disa të tjerë do të pasojnë më vonë gjatë javës
Të martën, më 14 dhjetor, Zvicra miratoi zyrtarisht vaksinat kundër Covid për fëmijët nga mosha pesë deri në 12 vjeç.
Në këtë grupmoshë në Zvicër llogariten rreth 600,000 fëmijë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Të hënën, më 3 janar, disa kantone zvicerane filluan administrimin e vaksinimeve duke përfshirë Aargau, Bernë, Graubünden, Uri dhe Cyrih.
Nga e mërkura do të nisin vaksinimet për fëmijët në St Gallen, Appenzell Ausserrhoden dhe Schwyz.
Vaksinimet do të fillojnë nga 8 janari në Schaffhausen dhe 10 janari në Uri.
Vaksinimet janë kryer tashmë në Zug (që nga 31 dhjetori) dhe në Lucern (që nga 1 janari).
Regjistrimi është i hapur në të gjitha kantonet për vaksinimin e fëmijëve.
Ekspertët besojnë se vaksinimi i fëmijëve është një hap thelbësor për të arritur imunitetin e tufës dhe për t’i dhënë fund pandemisë, përcjell tutje albinfo.ch.
A është vaksina e sigurt për fëmijët?
“Rezultatet e provës klinike tregojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive në këtë grupmoshë,” tha ajo në një deklaratë.
Vaksina Comirnaty administrohet në dy doza prej dhjetë mikrogramësh me një interval prej tre javësh.
Një provë klinike e vazhdueshme me më shumë se 1,500 njerëz “tregon se vaksina Covid-19 ofron mbrojtje pothuajse të plotë kundër sëmundjeve serioze të shkaktuara nga virusi SARS-CoV-2 tek moshat 5 deri në 11 vjeç”, thuhet në deklaratë.
“Efektet anësore priren të ndodhin më rrallë se tek adoleshentët ose të rriturit. Ato përfshinin dhimbje në vendin e injektimit dhe lodhje, ose më rrallë dhimbje koke, dhimbje të gjymtyrëve ose temperaturë”, shtoi agjencia.
Në Shtetet e Bashkuara, rreth 2.5 milionë fëmijë janë vaksinuar. Deri më tani, nuk ka pasur dëshmi të efekteve anësore serioze.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












