Shkurt.ch
Kantoni i Cyrihut “rrëshqet” nga e djathta
Jacqueline Fehr (socialdemokrate) sipas të gjitha gjasave e ka fituar një vend nüe ekzekutiv
Numërimet më të reja të votave (gjendja në orën 15.53) e nxjerrin në pah një avancim të lehtë por mbase vendimtar të kandidates liberale Carmen Walker Späh ndaj atij të gjelbër Martin Graf. Ata ishin deri tash në një “luftë kokë për kokë” për vendin e 7-të në qeveri tjetër. Späh megjithatë ka përparësi dhe gjasat janë që Graf të dalë nga loja, duke zënë vetëm vendin e tetë, ndërkohë që qeveria ka vetëm 7 anëtarë.
Vlerësohet se Carmen Walker Späh do të sigurojë deri në fund 115 mijë vota ndërsa rivali i saj pe¨r vendin e shtatë në ekzekutiv, Graf do të arrije maksimalisht në 110 mijë.
Kandidatja e CVP-së Silvia Steiner sipas prognozës së bërë nga Enti i Statistikës i Kantonit të Cyrihut do të arrijë në maksimum 118 mijë ndërsa Jacqueline Fehr nga SP, 117 mijë vota.
Marrë në përgjithësi, si qeveria ashtu dhe parlamenti po tregojnë një trend të rrëshqitjes nga e djathta. Kjo mund të ndryshojë gjendjen në ekzekutiv që deri tash ishte 4 me 3 në favor të të djathtëve në 5 me d në favor po të tyre. Kjo për faktin se kandidati i mbështetur nga e majta, Marzin Graf sipas të gjitha gjasave ka humbur vrapin. Në ekzekutiv mund të mbeten dy “Fehr-ët” e socialdemokratëve, Mario Fehr dhe Jacqueline Fehr.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













