Lajme
Kantoni i Vaudit rrit ndjeshëm taksat për automjetet më ndotëse
Kantoni i Vaudit do të nisë vitin 2026 me një rritje të ndjeshme të taksave për automobilistët. Taksat për automjetet më ndotëse do të rriten nga 25% në 40%, ndërsa për disa kategori ato mund të arrijnë deri në 50%, pas miratimit të një amendamenti dy javë më parë në Parlamentin e Vaudit.
Amendamenti u propozua gjatë orëve të fundit të debatit mbi deficitin buxhetor të kantonit nga deputeti i të Gjelbërve, David Raedler, dhe u mbështet nga e majta dhe Liberalët e Gjelbër. Teksti i kërkon Këshillit të Shtetit të sigurojë 10 milionë franga përmes ligjit mbi taksat e automjeteve dhe mjeteve lundruese.
“Ky është një ligj i miratuar në vitin 2023,” kujton David Raedler.
“Ai parashikon bonuse për automjetet më pak ndotëse, të cilat mund të ulin taksën deri në 90%. Gjithashtu parashikon penalitete për automjetet më ndotëse, që mund të rrisin taksën deri në 50%. Deri tani, Këshilli i Shtetit ka aplikuar vetëm një rritje deri në 25%, edhe pse ligji lejon më shumë.”
Deputeti thekson se qëllimi nuk është të goditen të gjitha automjetet:
“Ideja nuk është aspak të tatohen të gjitha automjetet, por vetëm ato më ndotëset në flotën tonë, pikërisht sepse ligji u miratua me këtë objektiv.”
Automjete të rënda dhe të fuqishme
Sipas deputetit të të Gjelbërve, kjo rritje nuk do të prekë shumicën e shtresës së mesme.
“Automjetet e synuara janë kryesisht të rënda dhe shumë të fuqishme,” shpjegon ai.
“Nuk bëhet fjalë për automjete të zakonshme të shtresës së mesme. Janë automjete të shtrenjta, afër ose mbi 100 mijë franga, ose automjete shumë të rënda, shumë të fuqishme apo shumë të vjetra.”
Detajet konkrete të rritjes sipas llojit të automjetit janë tani në duart e Këshillit të Shtetit, i cili do t’i bëjë publike në fillim të vitit 2026, përpara dërgimit të faturave.
Reagimi i së djathtës
E djathta politike shpreh shqetësim për ndikimin e kësaj mase në buxhetet e familjeve, fermerëve dhe bizneseve.
Sipas Laurence Cretegny, deputete e PLR-së në Këshillin e Madh të Vaudit dhe presidente e TCS-Vaud:
“Nuk do të preken vetëm makinat luksoze, por edhe automjetet familjare, bujqësore dhe ato të bizneseve. Disa do të duhet të shtrëngojnë rripin, duke pritur mundësinë për të blerë një automjet të ri.”
Nga ana e saj, UDC synon ta rikthejë çështjen në diskutim në fillim të vitit 2026. Partia konservatore ka paraqitur, me mbështetjen e deputetëve të PLR-së, një mocion për uljen e nivelit maksimal të lejuar të taksës për automjetet.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane













