Manifestime
Kanuni i Lekë Dukagjinit: nga e shkuara në ditët e sotme
Për të kuptuar rolin e kanunit në shoqërinë shqiptare si dhe raportin me kontekste të ndryshme, u mbajt ne Universitetin e Fribourg-ut një debat akademik në kuadrin e ekspozitës BESA
Normat e kanunit shpesh cilësohen si ligje të cilat rregullojnë jetën sociale të shqiptarëve. A është ky eksluzivitet i joni? Kanuni si një pasqyrë e traditës shqiptare, një kontratë sociale apo një kod i importuar me qëllim kontrolli? Ja pse Kanuni është edhe sot aktual.
Perceptimi i Kanunit në shoqërinë shqiptare
“I prapambetur, pa vlera morale dhe etike, transmeton kushtëzim por mbi të gjitha akoma s’dihet nga na ka pikur” këto janë perceptimet që ushqehen në disa kulisa të shoqërisë shqiptare. Edhe Isaac Newton-it i piku molla në kokë por ai gjeti shkakun: forca e gravitetit tha! Interpretime pra, mund të ketë nga këndvështrime të ndryshme. Një biolog e shpjegon këtë fenomen në bazë të ciklit nga krijimi tek maturimi. Një ekonomist do të thoshte ra sepse ishte koha për ta vjelur dhe për ta hedhur në treg. Një jurist do e shihte në perspektivën që molla kur ndahet nga pema ka një ekzistencë juridike të pavarur: nëse bie në tokën e komshisë ajo i takon atij. Një fetar do tëthoshte molla ra sepse ishte vullneti i Zotit…etj.
Duke u kthyer tek Kanuni, nga 12 kapituj që ka ky kod, shpesh si referencë për ta denigruar atë (totalisht), merren vetëm kapitulli mbi gjakmarrjen dhe martesën (ose patrialkalizmi). Anashkalohen 10 kapituj të tjerë mes tyre besa dhe nderi. E gjithë kjo krijon vetvetiu një hendek mes kuptimit dhe keqkuptimit.
Pikërisht për të trajtuar këto tematika si dhe për të kuptuar rolin e kanunit në shoqërinë shqiptare si dhe raportin me kontekste të ndryshme, u mbajt ne Universitetin e Fribourg-ut një debat akademik në kuadrin e ekspozitës BESA e cila u mbyll me 31 mars.
Të kuptojmë Kanunin
Burim Ramaj, Master i juridikut dhe asistent në katedrën e së drejtës fetare, doktorant mbi tematikën e kanunit, tha se Kanuni është e drejtë zakonore, një normë e cila lind nëpërmes një praktike konstante, të përgjithshme dhe uniforme dhe kur është e pranuar nga të gjithë përbën një obligim juridik. Në këtë perespektivë ai përbën një lloj të drejte komplementare dhe konkurrente të sistemit juridik shtetëror.Duke qënë se Kanuni përmban elemente pre-kristiane por që më vonë është kombinuar me elemente otomane, katolike dhe administrative, origjina e tij është shumë më e hershme se koha e Lekë Dukagjinit. Ky mund ti ketë mbledhur këto norma dhe tradita të njohura më pas nën emrin e tij. Vetëm emri Kanun është huazuar nga perandoria osmane.
Kanuni, një eksluzivitet i shqiptarëve?
Profesori i antropologjisë Christian Giordano theksoi se Kanune ekzistojnë edhe në Azerbajxhan, Liban apo Siri, të përdorur si instrumente nga perandoria osmane për t’i kontrolluar ata. Në kontekstin e shqiptarëve është ndryshe. Madje e kundërta. Kanuni ishte rezistencë ndaj një subjekti pushtues duke krijuar kështu një pluralizëm juridik i cili reflekton një lloj konflikti mes ligjitimitetit shtetëror dhe traditës/dokeve të shoqërisë. Duke qenë se shtetet-kombe nuk ekzistonin në mesjetë, qeverisja bëhej sipas konglomerateve territoriale. Në këtë kuptim shqiptarët kishin një shoqëri të auto-rregulluar. Për rrjedhojë Kanuni është një grupim normash dhe vlerash shoqërore, një mënyre jetese e përshkruar më pas në këtë kod.
Prof. Giordano kujton se ky lloj kodi nuk është eksluziv vetëm i shqiptarëve. Kode të njëjta apo të ngjashme, duke përmendur besën dhe nderin si vlera, apo hakmarrjen si vetëgjygjësi, eksitonin deri vonë edhe në Korsikë dhe Sardenjë. “Kodi Barbaricino” ka rregulla të ngjashme me Kanunin shqiptar.
Roli i Kanunit në ditët e sotme
Ramaj thekson se Kanuni është akoma sot një realitet social dhe kështu mund të jetë edhe pas disa brezave. Shteti shqiptar është munduar të kontrollojë këtë pluralizëm juridik paralel ose konkurent në rastin e vetëgjygjësisë, por kjo lidhet mes të tjerash edhe me nivelin e besueshmërisë në sistemin juridik.
Për prof. Giordano hakmarrja është një lloj rezistence ndaj një dominimi politik ose një padrejtësie të sistemit juridik, ose thjesht prej pafuqisë së shtetit. Ai kujton që në Korsikë edhe në Sardenjë shteti arriti të konsolidojë praktikat me prezencën e tij. Gjithsesi disa praktika të lidhura me kodin barbaricino janë akoma të pranishme në formën e një “savoir social”.
Hans-Peter Aarburg foli për traditat e shqiptarëve në kontekstin zviceran duke nënvizuar mënyrën e jetesës, socializimin e shqiptarëve së bashku. Ai shtroi pyetjen se cili është roli i kanunit në këtë kontekst, a aplikohet ai dhe si?
Ramaj nënvizoi se në këtë perspektivë, disa tradita apo rregulla të kanunit mund të kuptohen si socializim primar. Ndërkohë, Profesor Giordano vuri theksin tek identitetet fleksibile. Kjo do të thotë që imigrantët kur janë në vendin e origjinës, i njohin këto rregulla të Kanunit dhe i respektojnë ato. Në Zvicër ata mund ti harrojnë komplet.
Dritan Mustafaj
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër













