Bota
Kaos në aeroportet gjermane, anulohen 1300 fluturime
Sindikata UFO tha se kjo grevë, do të godiste të gjitha fluturimet e Lufthansa nga aeroportet gjermane
Lufthansa ka anuluar 1300 fluturime, pasi humbi një betejë ligjore të minutës së fundit, për të ndalur një grevë nga ekuipazhi i kabinës.
Greva dyditore që vjen për shkak të pakënaqësive për pagën dhe kushtet e punës, ka filluar në mesnatë, duke penalizuar rreth 180,000 pasagjerë, të cilët do të përballen me shtyrjen e fluturimit.
Sindikata UFO tha se kjo grevë do të godiste të gjitha fluturimet e Lufthansa nga aeroportet gjermane, ndërsa fluturimet nga linjat ajrore të tjera të Lufthansa, përfshirë Eurowings, Swiss, Austrian Airlines dhe Brukseli Airlines nuk do të preken, transmeton Scan.
Lufthansa ka anuluar 700 fluturime për ditën e enjte dhe 600 fluturime për ditën e premte, duke arritur në rreth një të pestën e fluturimeve të planifikuara gjatë periudhës 48-orëshe, përcjell albinfo.ch.
Kompania ka shprehur keqardhje për bezdinë e shkaktuar, duke shtuar:
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar ndikimin e kësaj grevë masive te klientët tanë”.
Të mërkurën, një gjykatë në Frankfurt, hodhi poshtë kërkesën e Lufthansa për të parandaluar grevën, e cila është pjesë e një mosmarrëveshje të gjatë në linjën ajrore.
Ndërkohë, kompania ajrore Lufthansa ka deklaruar se pasagjerët që udhëtojnë midis aeroporteve gjermane mund të shkëmbejnë biletat e tyre në internet për biletat hekurudhore, ndërsa pasagjerëve të tjerë do t’u ofrohen fluturime alternative.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës












