Lajme
Kaos në aeroportin Orly të Parisit pas prishjes së kullës së kontrollit
Anulimet e fluturimeve në aeroportin Paris-Orly pritet të vazhdojnë edhe të hënën, pas një prishjeje të papritur të sistemeve të kontrollit të trafikut ajror të dielën, që detyroi anulimin e rreth 130 fluturimeve, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas një zëdhënësi të Aeroports de Paris, rreth 40 për qind e të gjitha nisjeve dhe mbërritjeve të parashikuara për të dielën janë anuluar. Autoriteti francez i aviacionit civil (DGAC) fajësoi një “dështim të radarit në kullën e kontrollit të Orly” për ndërprerjen e rëndë të operacioneve.
DGAC u ka kërkuar linjave ajrore të reduktojnë fluturimet e së hënës me 15 për qind. Linjat ajrore pritet të vendosin vetë cilat fluturime do të anulohen, duke u dhënë zakonisht përparësi fluturimeve të gjata.
Ndërsa aeroporti Charles de Gaulle në Paris vazhdon të funksionojë normalisht, kaosi në Orly ka prekur udhëtime drejt shumë destinacioneve në Francë, Evropë dhe Afrikën e Veriut, transmeton albinfo.ch.
“Fluturimi është anuluar. Për fat të mirë jam me nënën time,” tha Agnes Zilouri, një pasagjere 46-vjeçare që po përpiqej të gjente një alternativë për fluturimin e saj drejt Oujda, Marok, për të marrë pjesë në një funeral familjar.
Nga 130 fluturimet e anuluara të dielën, gjysma ishin nisje dhe gjysma mbërritje. Aeroporti Orly, i dyti më i ngarkuar në Francë, trajtoi vitin e kaluar rreth 33 milionë pasagjerë, gjysma e volumit të aeroportit Charles de Gaulle.
Pasagjerëve u rekomandohet të kontaktojnë linjat ajrore për informacion të përditësuar mbi fluturimet e tyre, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













