Lajme
Kaos në Amerikë, njerëzit boshatisin dyqanet shkaku i koronavirusit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga paniku i përhapjes së koronavirusit.
Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga paniku i përhapjes së koronavirusit. Në disa pamje të bëra publike shihet se si blerësit e shqetësuar në Nju-Jork boshatisin raftet për t’u furnizuar me ushqime.
Por, nga fotot e publikuara duket qartë se produktet më të blera janë dezinfektuesit dhe termometrat. Bumi i blerjeve në SHBA ka nisur që pas konstatimit të rasteve të para me koronavirus në vend.
Nga mbi 88.900 rastet globale, 90 për qind janë raportuar në Kinë, ndërsa shumica e tyre në epiqendrën e shpërthimit, provincën Hubei.
Thuhet se jashtë Kinës, mbi 8,700 raste janë raportuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Gjenevë, ndërsa 81 për qind e tyre ndodhen në katër vende, tha Ghebreyesus.
Sipas tij, këto vende përfshijnë: Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Japoninë.
“Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Ne mund ta shtyjmë këtë virus prapa”, tha Ghebreyesus, duke u bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin hapat e duhur për frenimin e tij.
Rastet e para të koronavirusit në Kinë janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar. Që atëherë, mbi 3000 njerëz kanë humbur jetën, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?














