Lajme
Kaos në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, qindra emigrantë futen ilegalisht
Mësohet se autoritetet polake u ndeshën sot (më 8 nëntor) me një valë emigrantësh nga Bjellorusia, e cila akuzohet se po i shtyn qëllimisht refugjatët nga Lindja dhe Afrika drejt kufijve të Bashkimit Evropian.
Polonia e ka klasifikuar ‘incident madhor’ vërshimin e qindra emigrantëve nga Bjellorusia fqinje brenda kufirit të saj. Persona të pajisur me çanta shpine dhe veshje dimri kaluan të hënën përmes pyllit rrugën lidhëse mes dy shteteve, ndërsa një grup i madh grash e burrash u filmuan duke u shoqëruar nga ushtria.
“Bjellorusia do që të shkaktojë një incident madhor, dhe sikur preferon që të ketë të shtëna dhe viktima”, tha zv.ministri i Jashtëm polak.
Prej muajsh, mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika tentojnë të hyjnë ilegalisht në vendet e BE-së, si Polonia, Letonia dhe Lituania, duke e parë Bjellorusinë si trampolinë. Bashkimi Europian ka akuzuar presidentin Aleksandër Lukashenko se po i sjell emigrantët me avion dhe po i drejton në kufijtë evropianë në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve që Brukseli i ka vënë për shkak të shtypjes më shumë se njëvjeçare të opozitës politike, medieve dhe shoqërisë civile.
VIDEO: Standoff between Polish military police and refugees after they were herded into no-mans-land by Belarusian security forces. – @TadeuszGiczan pic.twitter.com/JsgTPyti3j
— Conflict News (@Conflicts) November 8, 2021
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë












