Lajme
Kaos në pikëkalimin e Merdares
Policia e Kosovës sugjeron të gjithë qytetareve që të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata
Në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë janë krijuar kolona të gjata të automjeteve të cilat presin të hyjnë dhe eventualisht të dalin nga Kosova. Sipas një informacioni që ka lëshuar Policia e Kosovës, në territorin e Serbisë rreshtat e kolonave me automjete arrijnë në disa kilometra.
Departamenti i Policisë Kufitare, saktësisht zyrtaret policore të pikëkalimit kufitar Merdare, informojnë se gjate 24 orëve të fundit janë krijuar kolona dhe pritje të gjata si në hyrje për në Republikën e Kosovës ashtu edhe në dalje për në Serbi.
“Pritjet janë duke u bërë me orë të tëra nga të dyja anët, edhe pse nga Kosova për në Serbi, në territorin tonë kolonat janë të gjata diku nga 500-700 metra, mirëpo pritjet janë me orë të tëra, ndërsa në hyrje, sipas qytetarëve kolonat janë me kilometra të gjata”, thuhet në njoftimin e Policisë kosovare.
Në bazë të informacioneve jo zyrtare që ka dhënë Policia e Kosovës, e gjithë kjo pritje bëhet nga neglizhenca dhe mos puna e autoriteteve serbe.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës













