Lajme
Kapen në vepër kontrabanduesit e emigrantëve
Policia e Kosovës arrestoi katër kontrabandues të emigrantëve duke tentuar që t’i transportojnë gjashtë kosovarë nga Kosova nëpër Serbi me destinacion BE-në
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për kontrabandim me emigrantë. Të arrestuarit, të moshës prej 23 e deri në 32 vjeç, janë nga rajoni i Gjilanit dhe i Podujevës, ndërsa janë zënë bashkë me gjashtë emigrantë, duke tentuar t’i kalojnë në Serbi.
Sipas një njoftimi të policisë, ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi këta persona kanë kryer vepër penale të kontrabandimit, duke fituar mjete të majme financiare.
“Në kuadër të operacionit “Mleëani” janë identifikuar edhe gjashtë viktima të trafikimit me emigrantë, të cilët ishin përgatitur nga të dyshuarit që përmes rrugëve ilegale të shkonin në shtetet e BE-së, që për këtë shërbim kishin paguar nga 2000 euro për person”, njofton Policia.
Ky operacion policor, siç thuhet, është realizuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku janë arrestuar personat e dyshuar, ndërsa viktimat e kontrabandimit me emigrantë janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Bazuar në hetimet preliminare policore dyshohet se personat e dyshuar kishin planifikuar që ata të kalonin kufirin në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ndërsa viktimat në pikëkalimin kufitar në Merdare, me qëllim që të takoheshin në Serbi për të vazhduar tutje për vendet perëndimore”, njofton Policia.
Gjatë këtij operacioni policor në cilësi të provave materiale, Policia ka sekuestruar dy vetura, tetë telefona celularë, nëntë sim-kartela, 1545 euro kesh, 320 dinarë të Serbisë, etj.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast, sipas Policisë, janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













