Lajme
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia
Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier, të cilëve u mungonin lejet e qëndrimit dhe të punës
Gjatë një inspektimi në kantierin e ndërtimit në Unterterzen, u arrestuan pesë punëtorë që u gjetën duke punuar pa leje qëndrimi dhe pune. Ata dhe punëdhënësit e tyre do të paditen, transmeton albinfo.ch.
Në orën 10:20 të mëngjesit, zyrtarë nga Policia e Kantonit të St. Gallenit dhe Zyra e Kantonit të St. Gallenit për Çështje Ekonomike dhe Punë kryen së bashku një inspektim në një kantier ndërtimi në Lehrütistrasse, shkruan tagblatt.ch.
Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier, të cilëve u mungonin lejet e qëndrimit dhe të punës. Pesë personat, të moshës midis 28 dhe 59 vjeç, u ndaluan përkohësisht.
Zyra e Migracionit lëshoi urdhra dëbimi nga Zvicra për të pesë personat. Për më tepër, kërkesat për ndalim hyrjeje u dorëzuan në Sekretariatin Shtetëror për Migracionin, përcjell albinfo.ch. Katër shtetasit e Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut do të raportohen në Zyrën e Prokurorit të Kantonit të St. Galleitn.
Punëdhënësit e të përmendurve do të raportohen gjithashtu në zyrën e prokurorit kantonal të St. Gallenit për punësimin e shtetasve të huaj pa leje. Hetime të mëtejshme janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë shkelje në lidhje me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe taksën burimore.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe












