Lajme
Kapen shqiptarët në klubin që punonte “normalisht” përkundër pandemisë
Gjatë një kontrolli policor, janë kapur automatë të lojërave të fatit, armë dhe mbi 40.000 franga para
Përkundër faktit se janë në fuqi masat e mbrojtjes nga Covid 19, një klub lojërash në Murgenthal AG kishte hapur dyert e tij., shkruan aargauerzeitung.ch.
Policët kanë vepruar duke iu përgjigjur denoncimeve të shumta nga popullata se një klub në Murgenthal AG po punon normalisht pavarësisht ndalimit për shkak të Covid 19, transmeton albinfo.ch. Policia Kantonale e Aargaut ka kryer të mërkurën në mbrëmje një bastisje në këtë lokal me ç`rast janë vërtetuar raportimet e qytetarëve.
Në dhomat e ish sallonit të lojrave ajo ka hasur në disa njerëz dhe gjithashtu ka gjetur dy aparate të lojërave të fatit. Po ashtu janë gjetur mbi 40,000 franga para dhe një armë e gjatë me municion.
Në restorant ishin 15 persona të moshës midis 23 dhe 45 vjeç, përfshirë dy gra, përcjell albinfo.ch. Dy burra ishin qytetarë të Zvicrës ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve ishin me prejardhje nga Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Suedia, thuhet në raportin e policisë.
Është ushtruar kallëzim penal ndaj personit përgjegjës të klubit, një 29-vjeçar, shtetas zviceran që banon në rajon. Personat tjerë të kontrolluar janë gjobitur në përputhje me rregulloren për Covid 19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














