Shkurt.ch
Kapet banda e heroinës me shqiptarë dhe irakianë
Me ndihmën e qenit policor është gjetur një sasi e madhe e papërcaktuar e heroinës. Policia ka arrestuar personat e implikuar, shqiptarë dhe irakianë
Policia e Aargaut ka arrestuar në Rothrist dy shqiptarë dhe tre irakianë, te dyshuar për tregti me drogë. Me këtë rast në një shtëpi është gjetur një sasi e madhe e heroinës.
Policët civilë kishin përgjuar pjesëtarët e kësaj bande rreth stacionit hekurudhor në Rothrist. Njëri nga dilerët madje i kishte ofruar heroinë policit.
Me këtë rast policia kishte arrestuar një shqiptar 23 vjeçar i cili po qëndronte në Zvicër pa leje qëndrimi të rregullt. Pas hetimeve të bëra në vazhdim, policia kantonale ka gjetur në afërsi shtëpinë ku banonte i arrestuari.
Policët kanë gjetur në atë shtëpi një shqiptar tjetër 27 vjeçar dhe tre irakianë. Me këtë rast në një kthinë përmes qenit policor është gjetur një sasi e madhe e papërcaktuar e heroinës Policia ka arrestuar të gjithë personat e implikuar, në këtë tregti, irakianë dhe shqiptarë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













