Tematike
Kapet kosovari, 15 vjet pas arratisjes spektakulare nga burgu
Kjo ka ndodhur para dy javësh, në Aeroportin e Dyseldorfit, në Gjermani. Zvicra do të kërkojë ekstradimin e tij
Më 27 janar 2004, tre të burgosur kishin arritur të arratiseshin nga burgu Bostadel në Menzigen të Kantonit Zug. Ata, në një aksion spektakolar kanë prerë grilat e dritareve të një mbindërtimi në kulm të burgut dhe ia kanë dalë të ikin përmes një kantieri ndërtimi, te lidhur me kabllo të rrymës elektrike, shkruan zentralplus.ch.
Një ndihmës i tyre nga jashtë e kishte përforcuar kabllin në degët e një peme, ashtu që të tre të burgosurit të mund të kalonin në liri, pasi të ishin ngjitur në një lartësi prej 30 metrash, transmeton albinfo.ch. Njëri prej tyre ishte Ibrahim G., sot 42 vjeçar, i cili jetonte në Lucern ndërsa për 15 vite pas ikjes nga burgu ka jetuar i lirë.
Pas kësaj ikjeje, kanë kaluar dhjetë vite pa asnjë shenjë të dy të ikurve (i treti ishte zënë shüejt, në Cyrih). Por heshtjen e kishte ndërprerë shqiptari nga Kosova, Ibrahim G. Ai, në vitin 2014 u kishte shkruar një letër nga Kosova përgjegjësve për burgje në Kantonin e Lucernit por nuk kishte dhënë shënime për vendqëndrimin e tij. Aty ai kishte përshkruar rrethanat në vuajtjen e dënimit në burgun Bostadel.
Pesë vite më vonë, Ibrahim G. është ndaluar pasi ka kaluar15 vite në arrati. Kjo ka ndodhur para dy javësh, në Aeroportin e Dyseldorfit, në Gjermani. Kështu, nga tre të ikurit vetëm edhe njëri është ende në arrati.
Se si ka ndodhur saktësisht arrestimi, përgjegjësit e sektorit të burgjeve të Kantonit të Lucernit nuk kanë njohuri. Ata vetëm konfirmojnë se personi i kërkuar është arrestuar në Aeroportin e Dyseldorfit dhe tash ndodhet në Gjemrani. “Zyra Federale për Derejtësi do të kërkojë ekstradimin e tij” thotë një përgjegjës i sektorit në fjalë.
Së bashku me kosovarin Ibrahim G. Ishin arratisur edhe Marko L.. me prejardhje nga Serbia dhe një person me prejardhje kroate. Ky i fundit ishte arrestuar në Cyrih, pak kohë pas arratisjes, përcjell albinfo.ch. Vetëm Marko L., i cili sot është 38 vjeçar, vazhdon të jetë në arrati.
Ibrahim G. dhe Marko L. kanë qenë 27 gjegjësisht 23 vjeçarë në kohën kur kanë ikur nga burgu. Ata po vuanin dënimin për delikte droge prej afër 6 vitesh në burgun e Mezingenit. Është e habitshme se si kishin vendosur të arratiseshin edhe pse u kishte mbetur vetëm edhe një vit për të mbaruar vuajtjen e dënimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













