Bota
Kapet një kamion me 51 refugjatë të trafikuar irakianë
Shoferi i kamionit është nga Turqia, vend ky në të cilin ka qenë i regjistruar edhe kamioni
Policia Federale e Gjermanisë ka ndaluar sot një kamion në të cilin ndodheshin 51 njerëz, refugjatë të trafikuar. Kamioni është ndaluar në autostradë, në afërsi të kufirit në mes të Gjermanisë dhe Polonisë, shkruan deutschlandrundfunk.de dhe mediat tjera gjermane.
Në mesin e të trafikuarve ishin edhe 17 fëmijë, njofton policia.
Sipas njohurive të para, personat e kapur në këtë transport ilegal u takojnë disa familjeve, të gjithë me shtetësi irakiane, transmeton albinfo.ch. Kjo është konstatuar nga deklarimet e tyre ndërsa dokumente për të argumentuar një gjë të tillë, ata nuk kanë ofruar. Ndërsa shoferi i kamionit është nga Turqia, vend ky në të cilin ka qenë i regjistruar edhe kamioni.
Ky i fundit, një 46 vjeçar, është arrestuar përkohësisht, njofton policia. Ndërsa personat e trafikuar janë marrë në paraburgim dhe në përkujdesje të autoriteteve përgjegjëse.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












