Lajme
Kapet shqiptari me kokainë që kushton afër 200.000 euro
Policia ka gjetur tri pako kokainë me peshë prej 2.7 kilogramësh. Sipas policisë Federale vlera në treg e narkotikëve të gjetur është 197 mijë euro
Të hënën në orën 18:30, një patrullë nga Policia Federale ka kontrolluar një shofer 35-vjeçar të një makine VW Passat në Autobahn 40 në kryqëzimin Straelen, transmeton albinfo.ch. Burri nga Shqipëria u përgjigj se kishte vizituar një mike në Amsterdam për pesë orë dhe tani është në rrugë për në Herne.
Shoferi nuk ishte në gjendje të paraqiste asnjë dokument udhëtimi gjatë kontrollit. Policia konstatoi gjithashtu se patenta e shoferit shqiptar e tij ishte false.
Ndërkaq, gjatë kontrollit të mëtejmë të makinës, policia federale ka gjetur tri pako kokainë me peshë totale prej 2.7 kilogramësh, të vendosura në një “xhep” të rregulluar profesionalisht, që ishte instaluar më vonë, shkruan waz.de.
E pyetur nga gazeta, policia federale nuk deshi të jepte asnjë informacion se si dukej saktësisht vendi i fshehjes. Vetëm kaq: “Kishte një zgavër në bagazhin që duhet ekspertizë për ta zbuluar,” tha një zëdhënës. Droga u sekuestrua.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në komisariatin federal në Kempen, përcjell albinfo.ch. Pas përfundimit të masave policore në stacion, hetimet e mëtejshme i ka marrë përsipër hetuesia doganore e Essen.
35-vjeçari ndodhet në paraburgim me vendim gjykate.
Sipas policisë federale vlera në treg e narkotikëve të gjetur është 197 mijë euro.
E-Diaspora
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët















