Kosova
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U21 kërkon largimin nga Hamburgu
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U21 në futboll, Valon Zumberi, dëshiron të largohet nga skuadra gjermane gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Bild” shkruan se Zumberi mendon se nuk ka rol të rëndësishëm në planet e trajnerit Tim Walter.
Gazeta e madhe gjermane ka raportuar se Zumberit i është lejuar largimi në dimër, por vetëm në një prej klubeve të rangjeve më të ulëta në Gjermani. Gjasat e mëdha i ka të kalojë në një prej klubeve të Bundesligës së tretë të Gjermanisë.
Lubeck, Hallescher dhe Mannheimi janë klubet e interesuara. Megjithatë, një vendim përfundimtar nuk është marrë ende.
21-vjeçari me Hamburgun ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Nuk ka luajtur në asnjë prej ndeshjeve të këtij edicioni me Hamburgun në Bundesliga 2./Bild.de
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













