Shkurt.ch
Kapiteni iu afrua bregut për t’i bërë një shërbim kolegut
Version më të ri për shkaqet e tragjedisë të anijes turistike italiane "Costa Concordia" e ka zbuluar gazeta "Corriere della Sera".
Sipas këtij versioni, Francesco Sketino, kapiteni i anijes iu afrua bregut për t’i bërë një shërbim një anëtari të ekuipazhit, i cili ishte nga ishulli Giglio, ku ndodhi tragjedia.
Pak para tragjedisë, Sketino i kishte thënë kolegut Antonella Tievoli: “Antonella, eja e shih se sa afër jemi me Giglion“. Këtë e kishin dëgjuar edhe dëshmitarët.
Sipas burimeve të mirë informuara, Tievoli kishte kërkuar pushim një javë më parë për të shkuar në ishullin Giglio, por që nuk kishte gjetur zëvëndësim.
Një ditë më herët, kompania detare Costa Crociere ka pranuar fajin e kapitenit.
“Kapiteni kishte bërë një vlerësim të pasaktë, pasi ai kishte shkuar shumë afër brigjeve të detit dhe ishte larguar nga bordi i anies para se të evakuoheshin pasagjerët.
Prokurori i rastit, Francesco Veruzio tha se anija ishte 150 metra largë nga bregu Giglio. Prokurori në fjalë do të kërkon deri 15 vjet burg për kapitenin…
Kapiteni i anijes luksoze, Costa Concordia është duke u mbajtur në burg, nën akuzat dhe dyshimet për vrasje të njerëzve, për braktisje të anijes përpara udhëtarëve të tjerë, si dhe për dëmtim të anijes së udhëtimit.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave











