Sport
Karateistët ndalohen sërish në kufi me Serbinë
Nuk u lejuan as pa simbole shtetërore
Qeverisë së Serbisë nuk i doli konstatimi se shkaku i simboleve shtetërore nuk e lejuan ekspeditën e Federatës së Karatesë së Kosovës të hyjë në territorin serb.
Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) pas rekomandimit të marrë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) u nis në orët e pasdites së të mërkurës drejt pikët kufitare në Merdare, por këtë herë pa simbole shtetërore, ashtu siç kërkoi KON-i.
Këtë herë, ende pa mbërritur në kufi, kryetari i Federatës Evropiane dhe Botërore të Karatesë, Antonio Espinos, telefonoi kryetarin e FKK-së, Ismet Krasniqin, për t’ia kumtuar vendimin e fundit të qeverisë së Serbisë, përkundër se deri në ato momente shpresat ishin të mëdha që pengesën e parë, Merdaren do ta kalojnë, përcjell albinfo.ch.
“Espinos më tha se përkundër përfshirjes së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Komitetit Olimpik të Serbisë, Federatës Evropiane dhe Botërore të Karatesë, për të gjetur një zgjidhje për të hyrë delegacioni juaj në Serbi, është Qeveria e Serbisë që sërish nuk po lëshon pe për t’ju lejuar”, citoi fjalët e Espinos para mediave Krasniqi.
Ai mori premtim nga i pari i karatesë botërore, se do të marrin masa ndaj Federatës së Karatesë së Serbisë, për vendimin kundër Kosovës, pas kampionatit evropian, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ekspedita prej 30 vetash, 13 karateistësh, trajnerë, zyrtarë dhe gazetarë, udhëtonte për në Novi Sad, ku nesër fillon Kampionati Evropian i Karatesë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












