Kuriozitete
Karrota më e rëndë në botë – peshon mbi 10 kilogramë
Me 10.16 kilogramët e karrotës së tij, Christopher Qualley zyrtarisht hyri në librin e rekordeve për karotën më të rëndë në botë
Kopshtari amerikan Christopher Qualley nga Minnesota ka arritur të hyjë në librin e rekordeve “Guinness” me karotën më të madhe në botë.
Me 10.16 kilogramë, zyrtarisht ai hyri në librin e rekordeve për karotën më të rëndë në botë.
Ai ka thënë se ky ishte edhe qëllimi i tij.
“Ky ishte qëllimi im. Mendoj se të gjithë që rrisin fruta dhe perime gjigante mendojnë se si të vendosin rekord botëror dhe isha me fat që unë e realizova dëshirën time”, ka thënë.
Qualley ka treguar se edhe pse fitoi rekordin nuk e ka ngrënë karotën pas çmimit.
“Kam mundur ta haja, por e ripërpunova në shpresën se do të kem sërish karrota të tilla”, ka shtuar Qualley.
Rekordi botëror për karrotën më të rëndë në botë ishte 9.1 kilogramë i vendosur më 12 shtator të vitit 2014.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta













