Vera në Vendlindje
Kartoni i Gjelbër, zhvatja milionëshe e diasporës
Kompanitë e sigurimeve në Kosovës po përfitojnë miliona euro në vit nga pagesa e sigurimeve kufitare të automjeteve, të cilët detyrohen t’i paguajnë bashkatdhetarët gjatë hyrjes në vendlindje
Sigurimi njëmujor i automjetit që paguhet në kufi kushton 20 euro, ndërsa dyjavor 15 euro. Këto janë taksat kufitare që duhet t’i paguajnë bashkatdhetarët kosovare para se të hyjnë në territorin e Kosovës. Këto para, që konsiderohet plaçkë institucionale, shkojnë për Kompanitë e sigurimeve të lidhura me politikën.
Bashkatdhetarët që po vijnë në pushime në Kosovë detyrohen të paguajnë sigurimin kufitar të automjeteve prej 20 eurosh për qëndrim njëmujor, pavarësisht se e kanë të paguar kartonin e gjelbër të shtetit ku jetojnë, citon Zëri. Kjo pasi Kosova vazhdon të mos jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër e që po ua mundëson kompanive të sigurimeve në Kosovë të fitojnë miliona euro në vit.
Shtetet e rajonit, të cilat janë pjesë e Kartonit të Gjelbër, siç është rasti i Serbisë, qytetarët e saj paguajnë vetëm 20 euro në vit për kartonin e gjelbër që u mundëson atyre udhëtim në tërë Evropën pa paguar kurrfarë sigurimi tjetër kufitar.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













