Kosova
Kastrati, përmes një përshkrimi të Faik Konicës, fyen dhe bullizon Vjosa Osmanin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.
Ai përmes një statusi në Facebook ka cituar një përshkrim të shkrimtarit Faik Konica, duke aluduar te Vjosa Osmani, pasi postimi është bërë menjëherë pasi ajo mori postin e të parës së shtetit.
“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish-zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai.
Më pas deputeti Ardian Kastrati ka fshirë nga profili i tij në Facebook një postim përmes së cilit ka fyer Vjosa Osmanin.
Pasi u bë lajm nga të gjitha media, e u shpërnda gjithandej, Kastrati u tërhoq nga postimi.
Ai ka thënë se postimit të tij i është drejtim i gabuar.
“Sa e qela Facebookun po e shoh që më paskan gozhduar do analistë e portale. Unë as që kam qenë tu e pa seancën për zgjedhjen e presidentit kur e kam shkruar atë postim. As që me ka shkuar mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca, as për asnjë person të gjallë në këtë botë siç paskan aluduar disa”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se askush nuk duhet të ndihet i ofenduar sepse postimi nuk ka pasur adresë politike e aq më pak seksiste.
“Më ngadalë mos bëni turr! Për çështje politike kur dua të reagoj i përmendi me emër e mbiemër, qysh i kam përmend gjithë! Tani hapni sytë ju që paskeni marrë turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konicës me poshtë, nga i cili kam nxjerrë atë tekst fjalë për fjalë i cili s’ka të bëj me politiken aktuale, por thjeshtë është referencë në satirën e Konicës. A ma gjen dikush në postimin tim që kam përmend Vjosa Osmanin apo këdo tjetër?”, ka shkruar ai.
Kundër Kastratit kanë dalë persona nga politika e shoqëria civile. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se i njëjti duhet të dënohet, ndërkaq nga ORCA të hënën është paralajmëruar protestë për përjashtimin e tij nga Universiteti i Prishtinës ku ai është profesor.

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni














