Ekspozita
Katër artiste largojnë portretet e tyre nga Newborn-i
Më 7 qershor të këtij viti, “Newborn” përsëri ndryshoi pamje. Këtë herë u mbulua me portretet e 99 grave të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Përmes projektit “Reclamation”, gazetarja amerikane, Lauren Peace, e mbuloi Newborn-in me portrete dhe thënie të 99 grave kosovare, të profesioneve e fushave të ndryshme, me qëllim që ta paraqesë punën dhe angazhimin e tyre në komunitet.
Siç bën të ditur përmes shkrimeve në rrjetet sociale, ky instalacion ishte befasi edhe për vetë gratë, portretet e të cilave u vendosën aty. Ato ishin intervistuar nga gazetarja dhe ideatorja e projektit, Lauren Peace, por nuk e kishin ditur se do të jenë pjesë e Newborn-it.
Disa prej grave e mirëpritën e u shprehën të nderuara që portreti i tyre u vendos në Newborn. Por ky veprim duket se u ka penguar katër artisteve nga grupi Haveit. Vesa Qena, Hana Qena, Alketa Sylaj dhe Lola Sylaj, të cilat edhe pse ishin pjesë e këtij projekti, i hoqën portretet e tyre nga aty.
Përmes një postimi në Instagram, ato shpërndanë videon nga momenti i heqjes së portreteve.
“Po i rimarrin fytyrat tona”, kanë shkruar nga Haveit poshtë videos.
https://www.instagram.com/p/BylJRwVlYc_/
Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Amina Kaja, e cila është prezentuar si pjesë e ekipit punues në këtë projekt. Ajo ka thënë se personave të intervistuar u është bërë me dije se do të jenë pjesë e një ekspozite publike.
Por ky projekt ngjalli reagime qysh në ditën kur mori jetë. Përmes rrjeteve sociale, njerëzit reaguan, duke kritikuar gazetaren Lauren Peace se kishte lënë jashtë edhe shumë gra meritore të Kosovës.
Lidhur me këtë reagime, është sqaruar edhe vetë gazetarja Lauren Peace, përmes një shkrimi në Kosovo 2.0. Ndër të tjerash, ajo ka thënë se projekti i saj nuk kishte për qëllim të paraqiste një listë “top 100”.
“Reclamation” ishte pika kulmore e përpjekjeve për t’i amplifikuar zërat e një mostre të grave të prejardhjeve etnike dhe gjeneratave të ndryshme të cilat po bëjnë ndryshime në komunitetet e tyre, dhe me të cilat i kisha kaluar disa muaj duke i intervistuar dhe fotografuar për këtë projekt dokumentar”, ka shkruar Peace, përcjell albinfo.ch.
Ky instalacion me 99 portrete të grave, është paraparë të qëndrojë deri më 14 qershor 2019.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar















