Shkurt.ch
Katërfish më shumë migrantë ilegalë, gjysma e tyre, kosovarë
Nga 227 personat e hyrë ilegalisht që janë kapur nga policia ose nga rojet kufitare, 104 janë kosovarë, 24 afganistanas 10 sirianë
Numri personave që hyjnë legalisht në Zvicër përmes kufirit lindor ka shënuar një rritje të madhe nga fillimi i këtij viti. Siç bën të ditur Policia e Kantonit të St. Gallenit rreth gjysma e personave të kapur vijnë nga Kosova. Këtë përgjigje e ka dhënë Qeveria e Kantonit për interpelacionit emergjent të bërë nga SVP/UDC në Parlamentin e Kantonit.
Rojat e kufirit bashkë me Policinë Kantonale të St. Gallenit kanë mundur të konstatojnë nga fillimi i vitit e këndej 227 hyrje ilegale në kufirin në Rheintal. Mesatarja javore e këtij numri është katërfishuar. Nga 227 personat e hyrë ilegalisht që janë kapur nga policia ose nga rojet kufitare, 104 janë kosovarë, 24 afganistanas 10 sirianë etj.
Shumica e ilegalëve e kanë shfrytëzuar Zvicrën vetëm si vend transiti dhe vetëm një numër i vogël janë shprehur se kërkojnë azil dhe nga këta një numër edhe më i vogël janë paraqitur me të vërtetë për ë kërkuar azil në Qendrën e Pranimit në Kreuzlingen.
Sipas rregullit, autoritetet zvicerane e vërtetojnë nëse këta persona janë të regjistruar më parë në ndonjërin nga shtetet “e Dublinit”. Nëse po, atëherë ata dëbohen pa formalitete nga Zvicra, shkruan tagblatt.ch. Në raste të veçanta, Zyra e Migracionit për kantonin St. Gallen migrantët kosovarë të hyrë ilegalisht, pas arrestimit i dëbon në Kosovë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












