Lajme
KE kërkon rikthimin e vizave për Ballkanin
Mikele Çerkone, zëdhënës i eurokomisioneres Malmstrom, tha se KE planifikon të zbatojë "klauzolën mbrojtëse" duke pezulluar përkohësisht vizat për vendet ballkanike
Komisioni Evropian nuk do të lësh pe, për aplikimin e asaj që quhet “klauzola mbrojtëse” duke rikthyer masën e përkohshme të regjimit të vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Maqedonisë dhe
Shqipërisë, për shkak të efikasitetit të dobët në luftën kundër migrimit ilegal.
Mikele Çerkone është zëdhënës i eurokomisioneres së punëve të jashtme Sesilia Malmstrom. Ai tha se “klauzola mbrojtëse” është për gjitha vendet që kanë përfitim nga liberalizimi i vizave, por aktualisht nuk
është funksionale.
“Tash për tash, situata është në fazën të vdekur”, thotë zëdhënësi Çerkone, raporton INA. Sipas tij, propozimi i KE-së është tërësisht i bllokuar në Këshill dhe në Parlamentin Evropian dhe vështirë se mund të vendoset.
Ndryshe, Komisioni Evropian në vijimësi ka kërkuar pezullimin e vizave për vendet e Ballkanit, sepse që nga heqja e vizave është shtuar dukshëm numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së.
Serbia dhe Maqedonia prinë për nga numri i azilkërkuesve, ndërsa Franca akoma mbetet vendi më i preferuar për azilkërkuesit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











