Kultura
Këngëtarja Saranda Hasani në çokolatën suedeze
Saranda Hasani është një emër i ri në muzikë, i cili dita ditës po shndërrohet në një yll në Suedi. Vitin e kaluar 19 vjeçarja shqiptare ishte pjesë e spektaklit “Idol” në Suedi, ku arriti të hyjë në mesin e tetë finalistëve për zërin më të mirë të Suedisë. Pavarësisht se nuk arriti të fitonte vendin e parë, prezenca e saj në medie dhe popullariteti nuk kanë munguar. Sukseset e Sarandës vazhdojnë tutje duke e sfiduar veten edhe si moderatore. Ajo është udhëheqësja e parë shqiptare në një televizion suedez, dhe çdo të premte shfaqet live në TV 4 të Suedisë në kuadër të emisionit “Idol”.
Por pikërisht këto ditë fabrika e njohur e çokolatës “Marabau” në Suedi e cila është sponsor i këtij emisioni ka bërë edhe një surprizë për të duke lansuar produktin e çokolatës me emrin e saj. “Ishte një kënaqësi si për ne si familje ashtu edhe për vet Sarandën. Ajo ishte duke prezantuar emisionin e radhës në televizionin suedez dhe pa dijeninë e saj, sponsorët duke ia dhuruar një çokolatë i thanë se çokolata “Marabau” ka lansuar produktin e saj edhe me emrin Saranda Hasani. Këtë e kanë bërë në shenjë respekti për të dhe për vlerat që ajo po shfaq para publikut suedez”, ka thënë për “albinfo.ch”, babai i Sarandës, këngëtari Hasani.
Saranda edhe më herët ka qenë pjesë e reklamave të firmave të shumta në Suedi. Ndërkohë ajo ka të përgatitur një këngë të re, por për shkak të angazhimeve të saja në emisionin televiziv ende nuk e ka lansuar. “Ajo do të sjell edhe shumë gjëra të tjera të reja të cilat do të jenë befasi për publikun. Por çdo gjë do të vijë me kohë”, thotë zotëri Hasani për “albinfo.ch”.
Saranda, me muzikë merret prej vitesh. Më parë ajo bashkë më të atin ka kënduar këngën “Do të kthehem përgjithmonë”, ndërsa kënga e saj më e pëlqyer në gjuhën shqipe është “Me jep dashuri”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër Ortekët në Zvicër kanë marrë tre jetë gjatë fundjavës së Pashkëve. Një alpinist, një snowboarder dhe... -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje















