Lajme
Kapet çifti shqiptar në Gjermani duke sjellë çokollata me kanabis nga Holanda
Në kontrollin kufitar pranë Holandës, një copë çokollatë, biskota dhe çamçakëz ishin fatale për një çift shqiptar: Ato përmbanin kanabis
Pak çokollatë dehëse ishte fatale për një çift nga Shqipëria: Policia federale ka kontrolluar dyshen të martën në mbrëmje (tre gusht), në një Nissan Micra të regjistruar në Witten në autostradën A3 te Rees, shkruan presseportal.de.
Aty u gjetën: 300 gram biskota kanabis, 100 gram çokollatë kanabisi dhe 17 gram çamçakëz kanabis. Por ky ishte vetëm fillimi .
Gjatë inspektimit, shoferi 31-vjeçar i makinës ka paraqitur pasaportën e tij shqiptare dhe një certifikatë aplikimi për një leje pune në Itali nga viti 2020, transmeton albinfo.ch. Pasagjerja 32-vjeçare ishte në gjendje të tregonte vetëm një leje qëndrimi të vlefshme italiane.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dy kanaçe me “biskota magjike”, një çokollatë kanabisi dhe një pako çamçakëz kanabis në bagazhin midis veshmbathjeve. Lidhur me origjinën e narkotikëve të ëmbël, udhëtarët kanë deklaruar se i kishin blerë në një supermarket në Holandë.
Të akuzuarit më pas janë dërguar në mbajtje. Inspektorati Policor Federal në Kleve ka nisur me këtë rast dy procedura penale: njërën, për shkelje të përbashkët të Ligjit për Narkotikët ndërsa tjetrën, kundër shoferit për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në territorin federal.
Një kërkesë e bërë nga Policia Federale drejtuar autoriteteve italiane përmes stacionit kufitar Thörl-Maglern ka zbuluar se shoferi nuk ka leje qëndrimi as në Itali, përcjell albinfo.ch. Më pas ai u është dorëzuar autoriteteve holandeze ndërsa gruaja është lejuar të udhëtonte.
(Foto: Bundespolizei, Gjermani)
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














