Lajme
Këpucët “Made in Kosova” shiten në BE
Fabrika e këpucëve “SOLID SHPK” nga Suhareka ka 150 punëtorë, me kapacitet të prodhimit në 2000 palë këpucë në ditë
Fabrika e këpucëve “Solid SHPK” nga Suhareka ka eksportuar në Bashkimin Evropian kontingjentin e pestë të këpucëve “Made in Kosova”. Në ceremoninë e eksportit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të cilët inkurajuan menaxhmentin e kompanisë “Solid” për rritjen e kapaciteteve prodhuese.
Fabrika e këpucëve “SOLID SHPK” nga Suhareka ka 150 punëtorë, me kapacitet të prodhimit në 2000 palë këpucë në ditë. Të martën ajo eksportoi një kontingjent me këpucë për tregun italian, pikërisht për kompaninë prestigjioze “GEOX”. “Solid”, siç raporton TG, përveç që prodhon këpuca për tregun vendor, pretendon të jetë edhe në tregun rajonal dhe në atë evropian.“Ekonomia e Kosovës po ecë, megjithatë, duhet edhe me shumë të kemi oferta më të mira, sa i përket politikave tregtare dhe fiskale për prodhuesit vendor, në mënyrë që forcat konkurruese të prodhuesve kosovarë të barazohen me ato forca të cilat janë konkurrente në tregun tonë”, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Shefqet Kuçi, tha se kjo është një nismë e një pune të mbarë, por problemi është te Qeveria e Kosovës, e cila duhet të mendoj seriozisht për të bërë ndryshime, si në reformat e po ashtu edhe në politikat fiskale dhe doganore. “SOLID” deri tani ka pasur kontratë me policinë e Kosovës për këpucë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










