Lajme
Kërcënim i shtuar për sigurinë në Davos, edhe për shkak të vizitës së Trump
Edhe pse Forumi Ekonomik Botëror (WEF) nis vetëm pas tre javësh, përgatitjet në prapaskenë, sidomos në fushën e sigurisë, kanë kohë që janë në fazë intensive. Arsyeja kryesore për rritjen e masave është pjesëmarrja e konfirmuar e presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të marrë pjesë për herë të tretë në këtë forum.
Shefi i sigurisë së WEF-it dhe komandanti i Policisë Kantonale të Graubündenit, Walter Schlegel, ka bërë të ditur për Blick se vizita e Trump rrit ndjeshëm nevojat për personel dhe koordinim ndërkombëtar. Sipas tij, rreth 800 persona nga pala amerikane janë të përfshirë në përgatitjet, ndërsa karburanti për helikopterët amerikanë transportohet drejtpërdrejt nga baza ajrore Ramstein në Gjermani.
Armët dhe kompetencat nën kontroll zviceran
Një nga çështjet më delikate mbetet përdorimi i armëve nga truprojat e huaja. Autoritetet zvicerane vendosin saktësisht kush dhe ku mund të mbajë armë, në mënyrë që në rast emergjence të shmanget kaosi operativ.
Schlegel thekson se që nga viti 2015 kërcënimi terrorist për WEF konsiderohet i lartë, pavarësisht pranisë ose jo të presidentëve të mëdhenj.
Rreziku nga dronët dhe sulmet individuale
Në fokus të veçantë janë edhe dronët, të cilët tashmë përbëjnë rrezik real për sigurinë. Në zona të ndryshme të Davosit janë instaluar sisteme të posaçme për zbulimin dhe neutralizimin e tyre. Po ashtu, autoritetet janë në gatishmëri për sulme nga individë të vetëm ose grupe të vogla, përfshirë edhe atentate vetëvrasëse.
Protestatm të lejuara, por problematike
Protestat janë pjesë e përhershme e WEF-it dhe lejohen për sa kohë janë paqësore. Megjithatë, veprime të paplanifikuara si aksioni i Greenpeace në vitin 2025, shpesh u marrin policisë burime të vlefshme.
9 milionë franga për siguri
Këtë vit, shpenzimet për sigurinë arrijnë në rreth 9 milionë franga zvicerane. Qëllimi i këtij aparati gjigant sigurie nuk është vetëm mbrojtja, por edhe efekti parandalues ndaj çdo kërcënimi të mundshëm.
Detajet e fundit mbi situatën e sigurisë do të prezantohen më 16 janar, tri ditë para fillimit zyrtar të WEF-it, në një konferencë për media në Davos.
E-Diaspora
-
Këshilli i Shtypit hedh poshtë kritikat për esenë e Kaltërina Latifit mbi diskriminimin e grave kosovare Këshilli i Shtypit nuk e mbështet këtë kritikë. Tekstet që i drejtohen një shoqërie janë gjithmonë... -
Ragip Xhaka jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër -
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025 -
Ardita Dema Mehmeti: “Një grua shqiptare duhet të dëshmohet dy herë” -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare
Jeta në Zvicër
-
Thirrjet emergjente më të çuditshme të vitit 2025 Vitin 2025 e karakterizuan edhe disa nga thirrjet më të çuditshme, qesharake dhe të pabesueshme që... -
Kostot administrative të shëndetësisë zvicerane janë jashtë kontrollit, sipas ekspertëve -
Sezoni i hershëm i gripit ngarkon spitalet -
Rrezik i shtuar i zjarreve në pyje në lartësi të mëdha për shkak të thatësirës -
A do të vazhdojë të forcohet frangu zviceran në vitin 2026?











