Kosova
Kërcënohen me vrasje pjesëmarrësit e “Paradës së Krenarisë”
“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën këtij vendi, se me datën 10 Tetor 2017, për shkak të paradës së të degjeneruarve të shoqërisë, iu paralajmërojmë të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg këtij marshi..."
Nesër në Prishtinë pritet të mbahet “Parada e Krenarisë”, që bën bashkë pjesëtarët e komuniteteve “LBGT”.
Në prag të Paradës, një email nga adresa e një subjekti “against.homo”, përmban njëparalajmërim – “Në emër të moralit, vriti të pamoralshmit”. “Qytetarë të revoltuar”, e quajnë veten nënshrkuesit e apelit me kërcënimin në fjalë.
“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën këtij vendi, se me datën 10 Tetor 2017, për shkak të paradës së të degjeneruarve të shoqërisë, iu paralajmërojmë të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg këtij marshi, ose përndryshe do t’u përcjellë i njëjti fat sikur atyre se çfarë do të vie atë ditë! Përgatitjet janë bërë dhe njëherë e përgjithmonë do të shuhen këto ndyrësira të shoqërisë”, thuhet në këtë email që ka shkuar në adresë të mediave kosovare.
Koha.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me këtë kërcënim. Zyrtarët policorë kanë ripërsëritur qëndrimin zyrtar të institucionit për garantimin e sigurisë të bërë publik sot gjatë ditës.
“Ndërlidhur me këtë, sa për njoftimin tuaj, në Kosovë njihet e drejta e orientimit seksual si dhe e drejta e lirisë së shprehjes, përderisa nuk cenohet tjetri në formë të shkeljes së të drejtës apo lirisë së garantuar me kushtetutë. Policia merr në konsideratë gjithçka që mund të ndërlidhet me ndonjë situatë të caktuar dhe veçmas kur ka organizime ngjarjesh dhe manifestime të çfarëdo lloji. Vlerësuar rrethanat që karakterizojnë këtë manifestim, policia ka hartuar planin e saj operativ në të cilin ka bashkërenduar dhe ka inkorporuar të gjitha veprimet operative që do të ndërmerren me qëllim të monitorimit dhe sigurimit të mbarëvajtjes së kësaj ngjarjeje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës. “Për më shumë Policia e Kosovës është e përkushtuar që të sigurojë me rigorozitet të gjitha organizimet e lejuara, si dhe të parandalojë çdo veprim nga kushdo qoftë i cili do të kishte tendenca të mohimit të lirive dhe të drejtave të individit”, thuhet më tej aty.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













