Lajme
Kërcënon Pacolli: Edhe Kosova me tabela të përkohshme
Nëse Serbia vazhdon me zbatimin e asaj që ka filluar rreth tabelave “Proba”, Kosova më së largu deri më 3 shtator do të fillojë me reciprocitetin, ka thënë Pacolli
Vendimi i autoriteteve serbe për vendosjen e targave të përkohshme (Proba) për kalim në Serbi të qytetarëve të Kosovës me targa RKS, ka irrituar udhëheqësin e Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, Rrahim Pacollin që të kërkoj masa të njëjta reciproke edhe nga autoritetet e Kosovës.
Pacolli që është pjesë e marrëveshjes në Bruksel për policat e sigurimeve, e konsideron të papranueshme vendosjen e targave Proba në Serbi. Ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk është arritur me Serbinë por me Bashkimin Evropian, ndërsa ka shtuar se zbatimi i Marrëveshjes po shkelet nga Serbia.
Sipas tij, me marrëveshje nuk ishte paraparë që në territorin e Serbisë, në vend të targave RKS të vendosen targat “Proba”.
Ai tha se nëse Serbia vazhdon me zbatimin e asaj që ka filluar rreth tabelave “Proba”, Kosova më së largu deri më 3 shtator do të fillojë me reciprocitetin, që do të thotë se, sipas tij, në Kosovë, edhe veturat nga Serbia do të pajisen me tabela provuese, po ashtu me pagesë.
Ndryshe, Marrëveshja për Sigurimet Kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë që filloi me 12 gusht, ka rënduar qytetarët e Kosovës që udhëtojnë me vetura për në Serbi. Ndërkaq i ka liruar plotësisht nga pagesa qytetarët serbë, të cilët hyjnë me veturat e tyre në territorin
e Kosovës.
Para se të fillojë të zbatohet Marrëveshja, zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve patën premtuar se nga 12 korriku qytetarët e Kosovës do të mundë të udhëtojnë në Serbi pa paguar diçka shtesë.
Ndryshe, marrëveshja e ashtuquajtur reciproke, parashikon që serbët gjatë hyrjes në Kosovë nuk paguajnë taksë shtesë, përveç kartonit të gjelbër, i cili vlen për gjithë Evropën, ndërsa kosovarët duhet ta paguajnë sigurimin e quajtur TPL-Plus,në vlerë 40 euro, që vlen edhe për Maqedoni e Shqipëri.
“Polica e Sigurimit TPL-Plus është policë, e cila mbulon dëmet ndaj palëve të treta jashtë territorit të Kosovës si në Maqedoni, Shqipëri apo Serbi. Pra,është një lloj Kartoni i Gjelbër, por për dallim mbulon shumë më pak territore…Personat e siguruar që posedojnë policën TPL-Plus, nuk kanë nevojë të paguajnë asgjë shtesë në lidhje me sigurimin e veturës për të hyrë në Serbi, pasi që polica e njëjtë e mbulon edhe territorin e Serbisë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026













