Lajme
Kërkesa të larta për ta blerë iPhone 13
iPhone 13 më në fund ka dalë në shitje nëpër dyqane pasi disa muajsh pritje. Përdoruesit e kësaj marke u rreshtuan herët në mëngjes përpara dyqaneve të Apple në SHBA për të blerë modelin më të fundit të iPhone, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se jo vetëm në Amerikë, por edhe në Londër, Rusi, Kinë, Singapor dhe Australi pati radhë përpara dyqaneve të Apple për të blerë këtë pajisje.
Në fillim të muajit Shtator, kompania amerikane Apple prezantoi zyrtarisht 4 telefona të rinj të iPhone 13, iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max.
iPhone 13 mini ka dalë në shitje me çmim 700 Dollarë. Ndërsa modeli më i avancuar iPhone 13 Pro Max ka çmim fillestar 1100 Dollarë.
Në ndryshim nga modeli paraardhës, iPhone 13 ka kamera më të avancuar dhe kohëzgjatje më të madhe të baterisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar











