Integrimi
Kërkohen pjesëmarrës shqiptarë për një studim në Zvicër
Instituti i Shkencave Politike në Cyrih është duke bërë përgatitje për intervistim personal të personave me prejardhje shqiptare për identitetin e tyre shqiptar dhe zviceran. Ata edhe më tej janë në kërkim të personave, të cilët do të jenë pjesë e këtij studimi.
“Instituti i Shkencave Politike në Universitetin e Cyrihut është duke planifikuar një studim për të hulumtuar identitetin e personave migrantë me prejardhje shqiptare. Për studimin tonë aktual, me dëshirë do t`i intervistonim personat me prejardhje migirimi shqiptare, në një intervistë personale. Do të përpiqemi që pjesëmarrësit t`i intervistojmë lidhur me përvojat e tyre me diskriminimin, kuptimin e tyre të integrimit, kulturën dhe identitetin shqiptar e mysliman, por edhe lidhshmërinë e tyre me Zvicrën”, shkruajnë nga Instituti.
Intervista zgjat rreth gjysmë ore. Organizatorët janë të gatshëm të udhëtojnë edhe në vende të tjera për të biseduar me njerëz në vendngjarje. Intervistat kanë filluar të realizohen nga 16 prilli i këtij viti. Natyrisht se të dhënat nga intervista do të anonimizohen dhe shqyrtohen në mënyrë absolutisht të besueshme.
Po qe se keni interes për pjesëmarrje në studimin e këtij instituti, mund të paraqiteni në këto adresa – e-mail: [email protected] ose [email protected].
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











