Kosova
Kërkohet largimi i zyrtarëve të korruptuar nga institucionet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në hapjen e punimeve të konferencës rajonale kundër korrupsionit, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë hetim të plotë të çështjes së veteranëve.
Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur më shumë se 12 deri në 15 mijë ushtarë, përcjell albinfo.ch.
“Ftoj të gjithë që të jenë në krye të përgjegjësive institucionale dhe t’i ikin çdo pretendimi për ndikim politik në institucionet e drejtësisë. Shembull eklatant është çështja e veteranëve. E vërteta është më se e qartë, s’ka pasur më shumë se 12 mijë apo 15 mijë ushtarë me uniformë. Të tjerat janë mashtrime. Këtij mashtrimi duhet t’i shkohet deri në fund, jo përmes kërcënimit”, ka thënë presidenti.
Thaçi theksoi se institucionet kanë bërë punë të mirë për të luftuar korrupsionin, por vlerësoi se duhet bërë ende shumë punë. Ai ka ftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë që të japin kontributin e tyre në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar që zyrtarët e akuzuar për korrupsion të largohen nga institucionet. Ajo ka bërë thirrje për miratimin e një sërë ligjesh, përfshirë edhe atë për largimin e zyrtarëve të akuzuar nga institucionet.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, ka thënë se është i shqetësuar se korrupsioni ka prekur shumë vende të botës, po financon krimin e organizuar dhe terrorizmin në botë.
O’Connell deklaroi se pushtetarët me integritet të lartë mund t’i rezistojnë këtij fenomeni dhe të jenë shembull për gjeneratat e reja.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA












