Lajme
Kërkohet mbrojtja e prodhimeve të vendit
Pas ndërprerjes së masave reciproke dhe lejimit të hyrjes së mallrave serbe në tregun kosovar, njohës të çështjeve ekonomike bëjnë thirrje që të ruhet ritmi i mbrojtjes së prodhimeve të vendit.
Eksperti Ismail Kastrati, i ka thënë Evropës së Lirë, se konsumatori kosovar duhet të orientohet kah prodhimet e vendit, duke shprehur bindjen se cilësia e tyre është në nivelin e duhur.
Sipas tij, për konsumimin e produkteve kosovare kërkohet angazhim i përbashkët i prodhuesve, qytetarëve, por edhe i ekzekutivit.
Ai ka deklaruar se shteti duhet t’i stimulojë prodhuesit vendorë dhe të krijojë një ambient më të përshtatshëm biznesor.
Edhe Ymer Havolli, nga Instituti ”Riinvest”, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i ndihmojë prodhuesit vendorë.
Zyrtarë të qeverisë dhe njohës të çështjeve ekonomike kanë deklaruar se Serbia do ta ketë të vështirë të rimarrë tregun kosovar në përmasat që ka pasur para 20 korrikut, kur Qeveria e Kosovës ka vendosur masa reciproke ndaj produkteve serbe.
Gjatë periudhës së zbatimit të masave reciproke, sipas tyre, është vërtetuar se tregu kosovar nuk varet nga produktet serbe.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











