Maqedonia
Kërkohet mbyllja e spitaleve modulare në Maqedoni
Pas tragjedisë që ndodhi në spitalin e Tetovës, ekspertët konsiderojnë se spitalet e përkohshme duhet të mbyllen
Derisa prokuroria heton më shumë aspekte për shkaqet e zjarrit në Tetovë, ekspertët e sigurisë sugjerojnë që shteti ndoshta duhet të mbyllë përkohësisht spitalet modulare.
Për ditë të tëra publiku nuk ka informacione as nëse këto departamente të KOVID është bërë mbikëqyrje. Profesori nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup, Cane Mojanovski, beson se Qeveria duhet t’i sigurojë qytetarët se objektet janë të sigurta, përkundër të gjitha lëshimeve të mundshme, raporton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
“Edhe këtu, autoritetet shtetërore duhet të jenë pa kompromis ndaj dispozitës: Nëse duhet të mbyllen – të mbyllen! Diçka më të mirë mos ka vallë, mos shkakton rrezik, sesa të keni diçka që do ta zvogëlojë sigurinë e qytetarëve ose mosbesimin në institucione. Në këtë mënyrë, e kemi rritur më tej mosbesimin ndaj institucioneve.”- deklaroi Cane Mojanovski, Fakulteti i Sigurisë – Shkup.
Ne gjithashtu presim ndihmë nga Gjermania për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit. Megjithatë, nga Qeveria as sot nuk treguan saktësisht se kur më në fund do të vijnë ekspertët e mjekësisë ligjore.
“Ekipi gjerman i Shërbimit federal kriminalistik që duhet të arrijë këto ditë, fillimisht përbëhet nga katër persona. Dy teknikë të kriminalistikës, ekspertë për hulumtim të zjarreve dhe dy teknikë për matje laserike të hapësirave dhe fotografim”, pohoi Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.
Prokuroria dje njoftoi se për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë do të marrin dokumente nga klinika e atjeshme, por edhe nga kompania “Brako” e cila e montoi objektin. Do të shqyrtohet nëse ka pasur monitorim, pranim teknik, si është realizuar oksigjeni ndërsa kompania “Instituti ndërtimor-Maqedoni” duhet t’i kontrollojë materialet që janë instaluar. Paralelisht me hetimin për shkaqet për të cilat shpërtheu zjarri, Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit hulumton furnizimin publik për montimin e spitaleve modulare në mbarë Maqedoninë, në vlerë prej 4 milionë eurove.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale... -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën












