Lajme
Kërkohet ndërtimi i një sinagoge në Prishtinë
Për çdo festë, hebrenjtë kosovarë duhet ta gjejnë sinagogën më të afërt në rajon, prandaj ata kërkuar nga autoritetet e Prishtinës, që të lejohet ndërtimi i një sinagoge në kryeqytet
Edhe pse janë komunitet shumë i vogël, hebrenjtë që jetojnë në Kosovë po kërkojnë që të ndërtohet një sinagogë për lutjet e tyre. Për çdo festë hebrenjtë kosovarë duhet ta gjejnë sinagogën më të afërt në rajon, prandaj ata kanë kërkuar nga autoritetet e Prishtinës, që të lejohet ndërtimi i një sinagoge në kryeqytet.
Madje, hebrenjtë i kanë bërë edhe një propozim pushtetit lokal se ku mund të ndërtohet ky objekt fetar.
Ruzhdi Shkodra, hebre kosovar, thotë se dekada më parë, kryeqyteti ka pasur tri Sinagoga, prandaj është e nevojshme që edhe Prishtina si kryeqendrat e tjera të rajonit ta ketë këtë objekt. E rëndësia e saj, nuk është vetëm fetare, konsideron ai.
Kërkesë për ndërtimin e një objekti fetar në komunën e Prishtinës ka bërë edhe komuniteti i protestantëve. Veçse ata nuk kërkojnë qe kisha qendrore e tyre domosdo te ndërtohet ne qendër të qytetit, por ku do diku në kryeqendër. Për protestantët janë me rëndësi disa tipare të tjera, raporton KlanK.
Për këto dy kërkesa vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditë më parë i njoftoi edhe përfaqësuesit e feve të tjera. Por, zyrtarja për medie e komunës së Prishtinsë, Miranda Mullafazliu pohoi se ende nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj çështjeje, pasi propozimet janë në fazën e bisedimeve mes komuniteteve fetare dhe drejtorisë së urbanizmit për vendosjen e lokacioneve.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












