Kosova
Kërkohet njohja e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani
Maas tregoi mirëkuptim për këtë çështje që zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës
Ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas (SPD) tha në konferencën e shtypit, pas takimit me homologun kosovar, Behgjet Pacolli, se e mbështet liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës dhe premtoi, se do të angazhohet si tek qeveria e tij ashtu edhe tek partnerët evropianë që ta miratojnë rekomandimin e Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, raporton “DW”.
“Premtimet e dhëna duhen mbajtur”, tha Maas. “E shohim se procesi i reformave në Kosovë vazhdon me vendosmëri”. E megjithatë ka shumë për të bërë, shtoi ai, duke dhënë si shembull luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pacolli tha se pret që, sikurse është premtuar, të vihet në jetë liberalizimi i vizave, përcjell albinfo.ch.
Socialdemokrati Maas nuk flet ende zyrtarisht në emër të qeverisë, sepse për këtë do të duhet edhe qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që drejtohet nga politikani i partisë konservatore bavareze CSU, Horst Seehofer. DW po pret tani reagimin e kësaj ministrie.
Siç kishte paralajmëruar më parë nëpërmjet deklaratës për media, ministri Jashtëm i Kosovës ka cekur në takim edhe çështjen e njohjes reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit (patenta e shoferit). Maas tregoi mirëkuptim për këtë çështje që zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës.
Është hera e parë që Pacolli, në detyrën e tij si ministër i punëve të jashtme takohet zyrtarisht me homologun e tij gjerman, Heiko Maas. Ai shfrytëzoi rastin për këtë takim për të falënderuar Gjermaninë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe për të nxitur biznesin gjerman që të jetë më aktiv në Kosovë. Tek e fundit, siç tha Pacolli, Kosova ka pasur një rritje prej 4,5 për qind.
Pacolli mori në mbrojtje masat doganore ndaj Serbisë dhe tha, me rastin e zgjedhjes së Grupit Negociator që do të përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë, se marrëveshja që duhet të dalë prej andej është njohja e shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih












