Shqipëria
Qytetarëve të Shqipërisë mund t’u pezullohet lëvizja pa viza
Holanda mund t’i propozojë së shpejti Komisionit Evropian të pezullojë udhëtimin pa viza në Zonën Shengen për shtetasit shqiptarë. Javën e kaluar parlamenti holandez mbështeti një mocion të iniciuar nga katër deputetë, duke kërkuar nga qeveria të sugjerojë pezullimin e liberalizimit të vizave Shengen për Shqipërinë.
Sipas VisaGuide.World, mocioni është iniciuar nga deputetja Madeleine van Toorenburg, e cila ka shërbyer edhe me UNMIK-un në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Toorenburg pohon se viteve të fundit ka një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve kriminale të mafias shqiptare në Holandë, të cilët poashtu abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza, duke zgjeruar më tej rrjetin e tyre të kontrabandës.
“Dhoma (e parlamentit), pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme në aktivitetet kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe se këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza duke zgjeruar më tej rrjetin e tyre të kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i nevojës për viza për Shqipërinë ishte subjekt i kritereve të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër krimit ndërkufitar; i bën thirrje qeverisë të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për të iniciuar procedurën e suspendimit emergjent për të pezulluar përkohësisht liberalizimin e vizave për Shqipërinë,” thuhet në mocionin e mbështetur nga parlameni holandez, shkruan VisaGuideWorld, përcjell albinfo.ch.
Gjatë seancës parlamentare, deputetja Van Toorenburg theksoi se në Holandë ka gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa që janë të regjistruar zyrtarisht.
Tashmë është në duart e qeverisë holandeze nëse ata do të kërkojnë nga Komisioni Europian të iniciojë mekanizmin për suspendimin e liberalizimit të vizave, të quajtur “pezullimi emergjent”. Nëse Komisioni pranon, atëherë suspendimi do të bëhet me një shumicë të thjeshtë. Pezullimi mund të zgjasë nëntë muaj, dhe të zgjatet edhe për nëntë të tjerë në rast se nuk gjendet ndonjë zgjidhje në mes të KE-së dhe Shqipërisë.
Megjithatë, Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka insistuar se ai nuk e ka ndërmend të mbështesë një përpjekje të tillë, sepse sipas tij, “Shqipëria plotëson kriteret e BE-së për udhëtimin pa viza”.
Shqipëria fitoi liberalizimin e vizave në vitin 2010. Lëvizja e lirë me Shqipërinë u rishikua në vitin 2017 nga BE, duke vendosur që ajo ende plotëson kushtet për udhëtimin pa viza. Megjithatë, në të njëjtin vit, Franca kishte kërcënuar gjithashtu se do të rivendoste vizat për shtetasit e Shqipërisë për shkak të numrit të madh të kërkesave për azil në Francë nga shqiptarët.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













